TV LIVE
Teknologji
14 September 2026
Ford Mustang GTD/ Vetëm 384 njësi të prodhuara në tetë muaj

Ford ka prodhuar vetëm 384 Mustang GTD gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke përbërë vetëm 0.986% të prodhimit total të Mustangut.

Në total, deri në fund të gushtit janë prodhuar 39,330 Mustangë, ndërsa GTD arriti prodhimin më të lartë në qershor me 58 njësi. Në gusht u prodhuan 50 të tilla.

Mustang GTD është versioni rrugor i Mustang GT3 dhe fuqizohet nga një motor V8 5.2-litërsh me 815 kuaj fuqi. Modeli përdor transmision automatik, elemente të shumta prej fibrash karboni dhe teknologji të avancuar të pezullimit.

Me një çmim fillestar mbi 325 mijë dollarë dhe prodhim shumë të kufizuar, Mustang GTD pritet të mbetet një nga versionet më të rralla dhe më të veçanta të modelit.



Të ndryshme
Më shumë