TV LIVE
ShowBiz
14 September 2026
Disa në muajin e mjaltit, disa single, ja ku i bënë arratisjet e fundit të pushimeve vajzat e showbizit

Vera thuajse ka mbaruar, por disa prej vajzave të showbizit shqiptar duket se nuk kanë qenë ende gati t’i japin lamtumirën ditëve të plazhit. Edhe gjatë muajit shtator, ato kanë zgjedhur ta shijojnë deri në pikën e fundit sezonin e nxehtë, duke bërë arratisjet e tyre të fundit pranë detit apo pishinave.

Për disa, këto ditë kanë qenë edhe më speciale, pasi kanë qenë pjesë e një kapitulli të ri në jetën sentimentale. Të tjera, ndërkohë, i kanë kaluar pushimet single, duke u fokusuar te vetja dhe te momentet e relaksit.

Kida dhe Ajbi kanë shijuar ditët pas martesës së tyre, duke zgjedhur bregdetin për një arratisje romantike. Çifti ka ndarë me ndjekësit momente nga ditët e para si të martuar, në një atmosferë tipike pushimesh.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Ndërkohë, Oriola Marashi është shfaqur në një formë të shkëlqyer gjatë ditëve të saj të pushimit. Pas ndarjes, modelja ka preferuar të fokusohet te vetja dhe të shijojë kohën e lirë, duke publikuar poza pranë pishinës dhe duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.

Edhe Luana Vjollca ka shfrytëzuar ditët e fundit të sezonit për të qëndruar pranë detit. Moderatorja ka ndarë momente nga Jala, ku është shfaqur duke shijuar udhëtimet me varkë dhe atmosferën e bregdetit shqiptar.

Një tjetër destinacion ka zgjedhur Big Mama, e cila ka kaluar ditë pushimi në Turqi. Këngëtarja ka ndarë disa prej momenteve të saj verore, duke marrë vëmendjen edhe me format dhe look-un e kuruar.

Ndërsa Cindy Marina ka preferuar ishujt grekë. Modelja dhe moderatorja ka publikuar gjatë kësaj periudhe disa foto nga arratisja e saj, duke shijuar detin dhe ditët e fundit të temperaturave të larta.

Roza Lati ka zgjedhur turqine si destinacionin e pushimeve te saj.

Kështu, ndërsa pjesa më e madhe po i rikthehet ritmit të përditshëm dhe vjeshta po troket, disa prej vajzave të showbizit kanë zgjedhur ta shtyjnë edhe pak ndjesinë e verës, duke shfrytëzuar deri në fund ditët me diell.



Të ndryshme
Më shumë