TV LIVE
Sport
14 September 2026
Viti i ri shkollor, Duka: Mësoni, ëndërroni dhe besoni te vetja. FSHF pranë jush me "Uniforma Ime"

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar të gjithë nxënësit shqiptarë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, duke përcjellë një mesazh të veçantë edhe për fëmijët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Përmes një postimi në profilet e tij në rrjetet sociale, Presidenti Duka u ka uruar nxënësve një vit të mbarë dhe i ka inkurajuar ata të mësojnë, të ëndërrojnë dhe të besojnë te vetja.

“Urime të gjithë nxënësve shqiptarë për vitin e ri shkollor e veçanërisht për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Mësoni, ëndërroni dhe besoni te vetja juaj”, shprehet Presidenti Duka.

Në mesazhin e tij, kreu i FSHF-së ka theksuar gjithashtu angazhimin e Federatës për të qenë pranë fëmijëve edhe gjatë këtij viti, përmes projektit “Uniforma Ime”, i cili mbështet nxënësit me uniforma falas.

“Ne si Federatë Futbolli, do të jemi gjithmonë pranë jush, përmes projektit ‘Uniforma Ime’, me uniforma falas. Sepse shkolla dhe ëndrrat ecin së bashku”, – thekson Presidenti Duka.

Projekti “Uniforma Ime” është një nga nismat përmes të cilave FSHF synon të kontribuojë në mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve, duke përcjellë përtej fushës së futbollit vlerat e sportit, edukimit dhe solidaritetit.



Të ndryshme
Më shumë