Forumi Rinor i BDI-së sot ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.
Ata përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari pas deklaratës së djeshme për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Anëtarët e Forumit Rinor mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe fotografi të krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë.