TV LIVE
Nga Vendi
14 September 2026
SHF “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” NË SËRBICË E NIS VITIN E RI SHKOLLOR PA PROBLEME

Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Sërbicë të Kërçovës e ka nisur vitin e ri shkollor 2026/2027 pa probleme dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të procesit mësimor.
Sipas drejtorit të shkollës, Dritan Bekteshi, në këtë institucion, së bashku me shkollat periferike, mësimin e ndjekin gjithsej 80 nxënës.Ndërsa në  Në klasën e parë këtë vit janë regjistruar 8 nxënës.
Drejtori  thekson se shkolla ka një staf të kompletuar, ndërsa transporti për nxënësit është siguruar, në kohë.Sa i përket kushteve për zhvillimin e procesit mësimor, drejtori bëri të ditur se të gjithë nxënësit janë pajisur me tekste shkollore në kohë. Gjithashtu, është siguruar edhe nafta për ngrohjen e shkollës gjatë muajve të ftohtë.
Drejtori Dritan Bekteshi vlerëson se viti i ri shkollor ka nisur mbarë dhe pa probleme, ndërsa shkolla mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.



Të ndryshme
Më shumë