TV LIVE
Nga Vendi
15 September 2026
BDI e akuzon VLEN-in pas deklaratës së ministrit: Po shtrembërohet historia e shqiptarëve

BDI ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë, duke e akuzuar atë se ka relativizuar sakrificën e shqiptarëve dhe ka dëmtuar të vërtetën historike.

Nga BDI thonë se vendosja në të njëjtin plan e viktimave të regjimit të Millosheviqit dhe agresorëve përbën, sipas tyre, një goditje të rëndë ndaj kujtesës dhe kauzës shqiptare.

Partia vlerëson se reagimet e mëvonshme të VLEN-it nuk mund ta zhbëjnë qëndrimin e shprehur publikisht nga ministri.

“Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI kërkon përgjegjësi politike, duke e cilësuar dëmin ndaj kauzës shqiptare si të paprecedentë.



Të ndryshme
Më shumë