Një 55-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i pajetë në fshatin Karaman të rajonit të Manastirit, ndërsa prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Sipas informacioneve të policisë, rasti është raportuar më 16 shtator në SPB Manastir. Bëhet fjalë për D.T. (55), shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Manastir ka konstatuar vdekjen, pa gjurmë të dukshme dhune në trupin e viktimës.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet autopsisë, ndërsa në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Manastir.