SHF “Milto Gurra” e ka nisur në kohë dhe pa probleme vitin e ri shkollor 2026/27. Për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor janë bërë paraprakisht të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Drejtori i shkollës, Shukri Sadiku, bëri të ditur se transporti për nxënësit është siguruar në kohë, ndërsa edhe tekstet shkollore janë shpërndarë me kohë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Sadiku njoftoi se në objektin qendror të shkollës në fshatin Garanë-Strellcë, si dhe në shkollat periferike në Cërvicë dhe Shtitovë, mësimin këtë vit e ndjekin gjithsej 164 nxënës.
Ndërkohë, në klasën e parë këtë vit janë regjistruar 15 filloristë, të cilët kanë nisur rrugëtimin e tyre të parë në arsimin fillor.