TV LIVE
Nga Vendi
22 September 2026
Ahmeti kujton 28 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 28 vjetorin e rënies së heroit Fehmi Lladrovci duke shënuar “Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e asaj gjenerate të veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që nuk u pajtua kurrë me robërinë. Ata i shërbyen këtij ideali para luftës, në luftë dhe deri në rënien e tyre heroike.

Më 22 shtator 1998, në betejën e Drenicës, Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, ashtu siç kishin jetuar: bashkë në jetë, në ideal dhe në luftë”, shkruan Top24

Ali Ahmeti:

Sot bëhen 28 vjet pa ty, vëlla Fehmi.

Fehmi Lladrovci ishte për mua shok i ngushtë, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar. Ishim bashkë në rrugën e gjatë të përpjekjes për lirinë e Kosovës, shumë kohë para se të krijohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e asaj gjenerate të veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që nuk u pajtua kurrë me robërinë. Ata i shërbyen këtij ideali para luftës, në luftë dhe deri në rënien e tyre heroike.

Më 22 shtator 1998, në betejën e Drenicës, Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, ashtu siç kishin jetuar: bashkë në jetë, në ideal dhe në luftë.

Fehmiu ishte luftëtar i lirisë. Xheva ishte heroinë e lirisë. Të dy mbetën përgjithmonë simbol i një brezi që nuk kurseu asgjë për Kosovën.

Vëlla Fehmi, 28 vjet pas rënies sate, më mungon njësoj. Por kujtimi për ty dhe Xhevën është i përjetshëm.

Pushoni të qetë, vëlla Fehmi e motër Xhevë. Flamuri për të cilin dhatë jetën sot valon i lirë.

Lavdi e përjetshme!



Të ndryshme
Më shumë