TV LIVE
Nga Vendi
29 September 2026
TË SHTUNËN NË ORA 18:00, NË QENDRËN E KULTURËS NË KËRÇOVË MBAHET MBRËMJA POETIKE “FJALA QË NUK SHUHET”

Të shtunën, më 3 tetor, me fillim në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Kërçovë do të mbahet mbrëmja poetike “Fjala që nuk shuhet”, kushtuar krijimtarisë së poetit Fatmir Muja, i cili edhe vetë do të jetë i pranishëm në këtë aktivitet. Organizatori Mazllam Osmani bën të ditur se përveç interpretimit të poezive, mbrëmja do të sjellë edhe një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me autorin dhe krijimtarinë e tij filozofike e reflektuese.

Mazllam Osmani:

Këtë të shtunë më datë 03.10.2026 me fillim në ora 18:00 në Qendrën e kulturës në Kërçovë do të mbahet mbrëmja poetike me titull “Fjala që nuk shuhet”, kushtuar krijimtarisë poetike të autorit Fatmir Muja i cili edhe vetë do të jetë i pranishëm në këtë takim. Në këtë mbrëmje nuk do të ketë vetëm interpretim, do të ketë edhe bashkëbisedim të drejtpërdrejt me autorin krijimtaria e të cilit është shumë filozofike dhe mbi të gjitha reflektuese. Ajo të shtyn të ndalesh, të mendosh dhe të kërkosh kuptimin përtej fjalës, të lë me një pyetje, me një emocion apo me një reflektim personal. Jeni të ftuar të njihni poetin dhe të shihni se si fjala e shkruar mund të bëhet zë, muzikë, emocion dhe dialog. Do të na nderonte shumë prania juaj në këtë mbrëmje sepse në fund të fundit, një fjalë që arrin te një njeri dhe e bën atë të mendojë, të ndjejë apo të ndryshojë diçka brenda vetes – është një fjalë që nuk shuhet. Ju mirëpresim më 3 tetor 2026, në ora 18:00, në INQK “Koço Racin” – Kërçovë.



Të ndryshme
Më shumë