Në Kërçovë u mbajt aktiviteti me temë “Masa lokale për trajtim human të kafshëve të pastreha – sfidat dhe hapat e ardhshëm”, i cili u fokusua në problematikën e qenëve endacakë dhe mënyrat për trajtimin e tyre në mënyrë humane.
Magdalena Zdravevska nga Interaktiv-Manastir tha se qëllimi i kësaj tryeze është për të prezantuar rezultatet e monitorimit të projektit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë,si një nga premtimet kryesore parazgjedhore të kryetarit të Komunës së Kërçovës.
Për situatën aktuale me qentë endacakë dhe hapat që po ndërmerr komuna për zgjidhjen e këtij problemi , foli Emilija Petkoska nga Komuna e Kërçovës
Ndërsa Darko Belevski nga Komuna e Kërçovës tha se tashmë është caktuar edhe vendi ku do të ndërtohet strehimorja për qentë endacakë që pritet të kushtojë rreth 9 milion denarë dhe pritet të përfundojë vitin e ardhëshëm.
Në kuadër të aktivitetit u diskutua për sfidat me të cilat përballet komuna, nevojën për qasje më të organizuar dhe masat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për menaxhimin e kësaj çështjeje.