Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku u prit nga kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dhe drejtoresha e spitalit, Maja Cvetanovska Trajkovska.
Gjatë vizitës, drejtoresha Trajkovska tha se ministri është njoftuar nga afër me gjendjen aktuale në spital, nevojat kadrovike, si dhe investimet e realizuara gjatë periudhës së fundit për përmirësimin e kushteve .
Një nga temat kryesore të takimit ishte edhe ndërtimi i spitalit të ri të Kërçovës. Ministri Klekovski u ndal te procedurat që duhet të ndiqen, duke theksuar se pas arritjes së marrëveshjes me Bankën Botërore, ndërtimi i spitalit të ri në lokacion të ri pritet të realizohet brenda tre deri në katër viteve.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, tha se pushteti lokal aktualisht është i fokusuar edhe në mundësitë dhe kapacitetet e veta për të kontribuar në përmirësimin e kushteve në spitalin ekzistues.
Duke shpresuar se pas procedurave të nevojshme dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse, Kërçova më në fund do të bëhet me një spital të ri dhe modern.