Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka ftuar qytetarët që nga ora 12:00 të mblidhen para Kuvendit, duke kërkuar votimin e ligjit.
“THIRRJE GJITHËPOPULLORE!
Sot, në ora 12:00, të gjithë para Kuvendit të Kosovës!
Ky është momenti të jemi bashkë, të ngremë zërin dhe të kërkojmë që ligji të votohet sot!
Zëri ynë dëgjohet më fuqishëm kur mblidhemi të gjithë së bashku.
Ligji për UÇK-në duhet të votohet sot!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/