TV LIVE
Nga Vendi
6 October 2026
335 mijë euro për të dalë nga masa! Grubi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

Ish zëvendëskryeministri, Artan Grubi i cili në rastin e “Lotarisë” ndodhet në cilësinë e të akuzuarit të tretë, më 13 tetor pritet t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Për të garantuar mos arratisjen dhe për t’i kthyer pasaportën, Grubi ka ofruar garanci prej 335 mijë eurove. Grubi në arrest shtëpie ndodhet që 23 shkurti i këtij viti kur pas gati 15 muajve arrati u dorëzua vullnetarisht në pikën kufitare Bllacë. Masa e arrestit shtëpiak ju caktua mbi bazën e raporteve nga shërbimet inteligjente se siguria e tij private dhe familjare janë të cenuara.

Grubi në rastin “Lotaria” akuzohet se në ditën kur është sjell vendimi për ri-organizimin e industrisë së lojërave të fatit, ai ka udhëhequr me seancën e Qeverisë. Në fillim flet-arresti ndaj tij ishte lëshuar për “mashtrim në shërbim ndërsa më pas u rikualifikua në “shpërdorim të detyrës zyrtare”.
Gjatë gjykimit ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për veprën e cila i ngarkohet dhe se pika për të cilën prokuroria e ndjek penalisht është miratuar në Qeveri më votim unanim, ndërsa e njëjta paraprakisht kishte marrë pëlqimin e Ministrisë së Financave. Dëmi në buxhet sipas prokurorisë arrin gati 10 milion euro. Një muaj më parë, organeve të ndjekjes penale ju dorëzua edhe i akuzuari i parë për këtë vepër, Përparim Bajrami./Alsat.mk.



Të ndryshme
Më shumë