Astronautja franceze Sophie Adeno do të nisë sot kthimin në Tokë, pas 235 ditësh të kaluar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Gjatë qëndrimit në orbitë, rreth 400 kilometra mbi Tokë, Adeno realizoi edhe tre dalje në hapësirën e hapur, duke kaluar gjithsej afro 20 orë jashtë stacionit.
Sipas mediave franceze, pas kthimit ajo do t’i nënshtrohet një programi rikuperimi që do të zgjasë disa javë, ndërsa përshtatja e plotë e trupit me kushtet në Tokë mund të kërkojë disa muaj.
Qëndrimi prej 235 ditësh e ka bërë Adenon rekordmene për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në orbitë nga një astronaut europian.