TV LIVE
Nga Vendi
7 October 2026
Arrestohet 69-vjeçari në Gostivar, policia i gjeti pushkë dhe 110 fishekë

Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Gostivar, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse janë gjetur armë dhe municion, njofton policia. Nga Policia bëjnë të ditur se kontrolli është kryer me urdhër gjykate.

“Më 06.10.2026 në Gostivar, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar e privuan nga liria U.R. (69) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator me 17 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe disa kuti me gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.



Të ndryshme
Më shumë