SPB Ohër njofton se të dielën, më 11 tetor 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, në poligonin ushtarak të ARM-së, pranë fshatit Osoj të Kërçovës, do të zhvillohet një aktivitet stërvitor me qitje luftarake me armë këmbësorie, i cili do të realizohet nga pjesëtarët e rezervës së policisë.
Sipas njoftimit, para fillimit të aktivitetit do të ndërmerren masa përkatëse të sigurisë, përfshirë patrullimin në terren dhe sigurimin e zonës më të gjerë përreth poligonit. Gjithashtu, gjatë qitjeve do të ketë mbështetje mjekësore nga ekipet e Shtëpisë së Shëndetit.
SPB Ohër u bën apel qytetarëve që lëvizin në këtë zonë të respektojnë shenjat dhe njoftimet për ndalim të qasjes brenda dhe përreth zonave të sigurisë, të mos qëndrojnë në këtë hapësirë dhe t'u përmbahen udhëzimeve të zyrtarëve policorë.