TV LIVE
ShowBiz
15 October 2026
Baby G shtatzën për herë të parë, zbulohet partneri i ish-konkurrentes së “Ferma VIP”

Reperja e njohur Baby G ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël të një djali, duke zbuluar njëkohësisht edhe partnerin e saj, Desard Taku.

Në një mesazh emocionues, këngëtarja shprehet se po përgatitet të nisë kapitullin më të veçantë të jetës së saj, atë të mëmësisë.

Reklamë

“Postimi im i preferuar, pa dyshim, dhe lajmi më i bukur që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë ta ndaj me ju të gjithëve. Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion, ndërsa përgatitem të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem mami. Një dashuri që nuk e kam ndier kurrë më parë, një bekim përtej fjalëve dhe një mrekulli e vogël që tashmë e dua më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë. Mezi pres të të takoj, biri im i vogël. Ti je tashmë e gjithë bota ime. P.S. Fotot i ka bërë babi.”, shkruan Baby G në postimin e saj.

Krahas lajmit të ëmbël, reperja ka prezantuar edhe partnerin e saj, Desard Taku, i cili është fotograf dhe videograf, i njohur për bashkëpunimet me personazhe të njohur të ekranit.

Baby G, e cila ka qenë pjesë e edicionit të parë të reality show-t “Ferma VIP”, mori mbështetje nga publiku gjatë eksperiencës së saj në program, duke zgjeruar edhe më tej rrethin e fansave.

Tashmë, këngëtarja duket se po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, ndërsa lajmin e shtatzënisë e ka ndarë me ndjekësit përmes fotove dhe një dedikimi plot emocion.

/vizionplus.tv



Të ndryshme
Më shumë