TV LIVE
Nga Vendi
20 October 2026
Autobusët elektrikë në Maqedoni, 30 të parët pritet të mbërrijnë në janar

 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se 30 autobusët e parë elektrikë pritet të dorëzohen në janar, më herët se afati i parashikuar në kontratë.

Në një intervistë për „360 Gradë“, Nikolloski hodhi poshtë dyshimet për cilësinë e autobusëve, duke theksuar se edhe prodhuesit evropianë përdorin bateri kineze, pasi aktualisht është e vështirë të gjenden autobusë elektrikë në tregun evropian me bateri nga burime të tjera.

Ai krahasoi çmimet e autobusëve, duke përmendur një ofertë nga kompania çeke „Škoda“ prej 650 mijë eurosh për autobus, ndërsa çmimi i autobusëve të planifikuar për Maqedoninë e Veriut është rreth 320 mijë euro.

Nikolloski shtoi se përdorimi i pjesëve të prodhuara në vende të ndryshme nuk nënkupton domosdoshmërisht cilësi më të dobët, duke përmendur edhe prodhimin e pjesëve për marka të njohura automobilistike në Maqedoninë e Veriut. përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë