Përmes një mesazhi publik, Ahmeti përcolli urimet më të përzemërta për popullin austriak, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit.
“Me këtë rast, përcjell urimet më të përzemërta për popullin austriak, duke shprehur vlerësimin tim për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona dhe përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit tonë”, thuhet në mesazhin e Ali Ahmetit.
Në fund të mesazhit të tij, kreu i BDI-së uroi popullin austriak me rastin e festës kombëtare: “Gëzuar Ditën Kombëtare të Austrisë!”
