TV LIVE
Nga Vendi
28 October 2026
ZYLFI ADILI "QUFA": ABEDIN REXHA “SANDOKANI”, FIGURË UNIFIKUESE DHE KONTRIBUES I JASHTËZAKONSHËM PËR LIRINË KOSOVËS

Në Winterthur të Zvicrës u mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – “Sandokani”, me rastin e 28-vjetorit të rënies së tij.
Në fjalimin e mbajtur në këtë akademi përkujtimore, Zylfi Adili – “Qufa” e vlerësoi figurën e Abedin Rexhës si një personalitet unifikues, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.


Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë nga trevat e ndryshme shqiptare, të cilët u mblodhën për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Përmes fjalimeve përkujtimore dhe këngëve kushtuar luftës e dëshmorëve, të pranishmit rikujtuan figurën dhe kontributin e Abedin Rexhës – “Sandokanit”, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për ata që u flijuan për lirinë në të cilën jetojmë sot.



Të ndryshme
Më shumë