TV LIVE
Nga Vendi
29 October 2026
Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimin dhe patentë-shoferin në formë fizike, pasi versionet digjitale të këtyre dokumenteve ende nuk njihen nga policia gjatë kontrolleve të identitetit. Edhe pse dokumentet tashmë mund të përdoren përmes aplikacionit të ri mobil “M-Uslugi”, përdorimi i tyre si dëshmi zyrtare identifikimi kërkon ndryshime ligjore, transmeton TV21.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka bërë të ditur për SDK.mk se qytetarët do të duhet të paraqesin dokumentet plastike gjatë kontrolleve policore, derisa të miratohen ndryshimet përkatëse në ligje dhe rregullore. Deri atëherë, versionet elektronike nuk mund t’i zëvendësojnë dokumentet fizike në këto raste.

Aplikacioni “M-Uslugi”, i prezantuar zyrtarisht së fundmi, synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në dokumente digjitale, shërbime publike dhe informacione nga institucionet shtetërore. Shërbimi është falas dhe përdorimi i tij mbetet vullnetar.

Autoritetet planifikojnë që në periudhën e ardhshme të zgjerojnë mundësitë që ofron platforma, duke përfshirë edhe funksione të reja, si pagesat elektronike. Megjithatë, deri në ndryshimin e legjislacionit, qytetarët duhet t’i mbajnë dokumentet fizike për identifikim gjatë kontrolleve nga policia.



Të ndryshme
Më shumë