TV LIVE
Nga Vendi
30 October 2026
Afrim Gashi, edhe në gjuhën shqipe Kërçova qenka Kichevo?!

Një mirënjohje e nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, për SHMK “Drita” në Kërçovë, bie në sy jo vetëm për vlerësimin që i bëhet shkollës, por edhe për një gabim të pafalshëm në gjuhën shqipe.

Në mirënjohjen, emri i qytetit të Kërçovës, në pjesën e shkruar shqip, figuron si “Kichevo”, në vend të emërtimit shqip “Kërçovë”.

Është e çuditshme që një gabim i tillë të ndodhë në një mirënjohje zyrtare të Kuvendit, aq më tepër kur bëhet fjalë për institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe për një kryetar shqiptar.

Nëse edhe në gjuhën shqipe Kërçova shkruhet Kichevo, atëherë çfarë kuptimi ka respektimi dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe?

Mund të jetë një imazh i teksti



Të ndryshme
Më shumë