TV LIVE
Nga Bota
7 November 2026
Meseleja e kërcënimeve me bomba nëpër avionë/ Shërbimet sekrete zbulojnë shkaktarin

Dhjetëra fluturime në Europë janë shënjestruar gjatë kësaj jave dhe mendohet që origjina e tyre të jetë vendi në konflikt me Ukrainën, Rusia. Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe rendit po zbatojnë hetimet mbi këtë pistë.

Disa përfaqësues të inteligjencës europiane po e konsiderojnë origjinën e kërcënimeve për bomba si një masë të ndërmarrë nga Kremlini. Për këtë, ekspertët europianë bazohen në motivet e mundshme hakmarrëse, precedentët e mëparshëm të arkivuar dhe të dhënat nga informatorët e dëshmitarët.

Mbetet për t’u caktuar nëse janë nga pas kërcënimeve për bomba nëpër avionë agjentët rusë dhe në çfarë mase janë përfshirë ata. Edhe në rast aprovimi të përfshirjes së shërbimeve pro-ruse nëpër këto operacione sekrete, për t’u zbuluar është nëse ka dhe shërbime informatore të shteteve të tjera që mund të kenë qenë palë me Moskën në këtë mesele./ CNA



Të ndryshme
Më shumë