TV LIVE
Nga Vendi
9 November 2026
BDI:GJUHA SHQIPE PO PËRJASHTOHET NGA KOMUNIKIMI ZYRTAR NË ISHP,VLEN HESHT

BDI ka reaguar ndaj, shkeljes së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet shtetërore. Në një konferencë për media, Arianit Hoxha akuzoi drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, se ka urdhëruar që komunikimi zyrtar në këtë institucion të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, duke mos pranuar më dokumentet dygjuhëshe. Hoxha kërkoi përgjegjësi institucionale dhe reagim të menjëhershëm nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve.



Të ndryshme
Më shumë