TV LIVE
Sport
11 November 2026
Rekord historik për Elseid Hysajn, UEFA e nderon me medalje dhe kapelë simbolike pas 102 ndeshjeve me Kombëtaren

Elseid Hysaj është i pari futbollist i kombëtares i cili ka arritur 100 ndeshje me kombëtaren. Aktualisht 102. Për këtë shifër jubilare, UEFA nëpërmjet FSHF-së, i ka dedikuar disa dhurata futbollistin 32-vjeçar i cili aktualisht është pa ekip.

“100 ndeshje kuqezi për Elseid Hysajn! Kënaqësi t’i dorëzoja personalisht medaljen dhe kapelen simbolike të UEFA-s, në nder të këtij rekordi historik. I pari kuqezi që arrin 100 ndeshje me Kombëtaren! Urime, Elsi! Mirënjohje për gjithçka ke dhënë dhe vazhdon t’i japësh skuadrës sonë. Zakonisht urojmë edhe 100 ditëlindje, por ty në këtë rast të uroj edhe 100 ndeshje të tjera me Kombëtaren,”-shkruan Duka.

Më pas vetë Elseid Hysaj, për medaljen dhe kapelen simbolike të UEFA-s u shpreh:

“Unë nuk kam shumë për të thënë. Dua të falenderoj për dhuratën. Dua të falnderoj këdo që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Shpresoj të jem edhe për shumë kohë me Kombëtaren. Të vazhdoj sa më shumë ndeshja. Besoj një ditë një nga jut ë rinjtë do ma kalojë këtë shifër. U falenderoj të gjithëve dhe shpresoj ti marrim fitore këto dy ndeshje që kemi parë. Asnjëherë s’ka patur ndeshje të parëndësishme në Kombëtare.”

Periudhën e fundit Elseid Hysaj është stërvitur në Itali te Empoli, ndërsa në fillim të sezonit te Vllaznia në Shqipëri. Ai mbetet ende në kërkim të një ekipi që me shumë mundësi do të ndodhë në janar.



Të ndryshme
Më shumë