TV LIVE
Sport
18 November 2026
Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Përfundimi i ndeshjeve të Nations League ka sjellë ndryshime në renditjen mujore të FIFA-s, ku Shqipëria dhe Kosova kanë pasur ecuri të ndryshme.

Kombëtarja shqiptare ka përfituar nga rezultatet pozitive në ndeshjet e fundit, duke regjistruar një ngjitje me një pozicion në klasifikimin botëror. Kuqezinjtë, të drejtuar nga Rolando Maran, arritën të fitonin ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, duke e mbyllur grupin në vendin e parë.

Falë këtyre sukseseve, Shqipëria renditet tashmë në vendin e 65-të në botë, me 1388.42 pikë. Krahasuar me klasifikimin e muajit të kaluar, përfaqësuesja shqiptare ka fituar 5.62 pikë.

Ndryshe paraqitet situata për Kosovën. Dardanët e mbyllën këtë edicion të Nations League me një barazim ndaj Izraelit dhe një humbje përballë Irlandës. Këto rezultate janë reflektuar negativisht në renditjen e FIFA-s, ku Kosova ka zbritur nga vendi i 76-të në të 78-in, me 1322.10 pikë.

Sa i përket kreut të klasifikimit, Spanja vijon të mbajë vendin e parë, pavarësisht humbjes së pësuar në Madrid ndaj Anglisë, e cila renditet e katërta. Argjentina pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Franca mban vendin e tretë.



Të ndryshme
Më shumë