Ka nisur në rezidencën Kylin Villa në Shenzhen të Kinës samiti historik trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, homologut kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin.
Pas deklaratave hapëse para mediave, tre liderët kanë vijuar bisedimet me dyer të mbyllura, ndërsa deri më tani nuk është publikuar asnjë axhendë zyrtare.
Pavarësisht se secili lider ka prioritete të ndryshme, fjalimet e para në tryezë u fokusuan te siguria globale dhe kontrolli i armëve bërthamore.

Donald Trump e cilësoi samitin si një moment ku "po bëhet histori", duke theksuar se tre vendet kanë përgjegjësi të madhe për të zgjidhur problemet botërore dhe janë në një pozicion unik për të diskutuar mbi armët bërthamore. "Asnjë paqe nuk është krijuar ndonjëherë duke refuzuar mundësitë", deklaroi ai.
Xi Jinping bëri thirrje për ndalimin e plotë dhe shkatërrimin e armëve bërthamore drejt një bote pa to, duke paralajmëruar se "një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet".
Ndërsa Vladimir Putin theksoi se Rusia, SHBA-ja dhe Kina mund të forcojnë stabilitetin global dhe sigurinë energjetike nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, duke kujtuar statusin e tyre si kombe fitimtare të Luftës së Dytë Botërore me përgjegjësi për paqen ndërkombëtare.