TV LIVE
Nga Vendi
20 November 2026
NË SHF “SANDE SHTERJOSKI” NË KËRÇOVË FUNKSIONALIZOHET QËNDRIMI DITOR PËR NXËNËSIT E CIKLIT TË ULËT MËSIMOR

Që nga fillimi i këtij viti të ri shkollor, në Shkollën Fillore  “Sande Shterjoski” në Kërçovë ka filluar të funksionojë edhe shërbimi i qëndrimit ditor për nxënësit e ciklit të ulët.
Ky shërbim është bërë i mundur falë angazhimit të shkollës për përshtatjen e dy hapësirave të veçanta dhe sigurimin e personelit të nevojshëm për të mundësuar qëndrimin ditor në të dy gjuhët mësimore, shqip dhe maqedonisht.
Drejtori i shkollës, Bekim Jusufi, thekson se interesi i prindërve për këtë shërbim është i lartë, duke shtuar se qëndrimi ditor paraqet një lehtësi të rëndësishme për familjet, pasi u ndihmon prindërve në organizimin e obligimeve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme.

Me këtë rast, Jusufi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe krijimin e kushteve për funksionalizimin e qëndrimit ditor në shkollë.



Të ndryshme
Më shumë