Një Cesena e shkëlqyer siguroi tri pikë vendimtare në garën për “Play Off”, duke fituar në transfertë ndaj Veronës në ndeshjen e që hapi javën e dymbëdhjetë të Serie B në Itali.
Skuadra nga Romanja triumfoi në stadiumin “Bentegodi” falë golave (nga një në çdo pjesë loje) të shënuar nga Francesconi dhe Kristian Shpendi, i cili vazhdon të thellojë avantazhin e tij si golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Me këto tri pikë, Cesena parakalon Veronën dhe ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë.
Kristian Shpendi ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Serie B, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje të luajtura në kampionat.