TV LIVE
Nga Vendi
22 November 2026
ALI AHMETI: 22 NËNTORI ËSHTË DITË KRENARIE DHE KUJTESE KOMBËTARE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka përcjellë një mesazh urimi, duke theksuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 për identitetin, arsimin dhe kulturën shqiptare.

„22 Nëntori është ditë krenarie dhe kujtese kombëtare. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke shënuar një kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë.

Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta afirmojmë gjuhën shqipe si vlerë të shenjtë të identitetit tonë kombëtar.

Nderim për rilindësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë akt historik!

Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!“, ka shkruar Ali Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë