Shoqata Kulturore Baçisht në Zvicër ka organizuar manifestimin e pestë me radhë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar. Ky aktivitet tashmë tradicional mblodhi bashkëvendësit shqiptarë që jetojnë në Zvicër, duke i bashkuar në një atmosferë festive, në shenjë të dashurisë për flamurin, traditat dhe identitetin kombëtar.
Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar nga Naser Ballazhi.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës Kulturore Baçisht në Zvicër Dervish Shaqiri i cili duke folr për rëndësinë e datave të rëndësishme të historiografisë kombëtare , përcolli edhe mesazhin për ruajtjen dhe përcjelljen tek brezat e ardhëshme dashurinë për gjuhën,flamurin dhe lidhjet me vendlindjen.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Kreshnik Sadikaj i cili përgëzoi organizatorët për këtë manifestim.
Më pas të pranishmit ndoqën programin artistik,ku në qendër të vëmendjes ishin kënga për Baçishtin si dhe vallja me veshje tradicionale kërçovare.