TV LIVE
ShowBiz
24 November 2026
Përfaqëson Malin e Zi, por në skenën e Miss Universe bën simbolin e shqiponjës shqiptare

Marija Aleksandra Ivezaj, 22-vjeçarja me origjinë shqiptare që përfaqëson Malin e Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, ka tërhequr vëmendjen pasi gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Gjesti i saj, i realizuar më 21 nëntor në San Juan të Porto Rikos, shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe u raportua nga mediat e shumta rajonale, disa prej të cilave e cilësuan si veprim të diskutueshëm.

Përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin e bukurisë Miss Universe 2026, 22-vjeçarja Marija Aleksandra Ivezaj, tërhoqi vëmendjen gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare në Porto Riko.

Në skenë, ajo bëri me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, e cila shoqërohet me identitetin tone kombëtar shqiptar.

Gjesti i saj shkaktoi diskutime në rrjetet sociale dhe gjithçka u raportua nga media të shumta rajonale.

Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, të mbajtur më 21 nëntor në San Juan, Ivezaj e bëri shqiponjën dykrenare.

Përfaqësuesja malazeze më pas publikoi foto me kostum kombëtar në profilin e saj në Instagram, duke bërë të njëjtin veprim.

Gjesti tërhoqi vëmendjen për shkak të faktit se Ivezaj përfaqëson Malin e Zi në garën ndërkombëtare, ndërsa simboli që ajo tregoi përdoret më shpesh si shprehje e identitetit kombëtar shqiptar.

Disa media rajonale e përshkruan veprimin e saj si një skandal, nuk ka konfirmim se Ivezaj kishte ndërmend të dërgonte një mesazh të tillë politik me veprimin.



Të ndryshme
Më shumë