TV LIVE
Nga Rajoni
24 November 2026
SPAK heton familjen Spiropali/ Prokuroria e Posaçme regjistron procedim penal ndaj deputetes dhe të shoqit

Një kallëzim penal i depozituar në SPAK ku në qendër është Salarjon Totaj bashkëshorti i Elisa Spiropalit ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaccme.

Organi i akuzës sëfundmi ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj Totajt, deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe disa personave të tjerë ku ngrihen pretendime për disa vepra penale.

Bëhet fjalë për dyshime lidhur me veprat penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimit të detyrës”, si dhe “Korrupsionit aktiv dhe pasiv. 

Në kallëzim kërkohet gjithashtu hetimi për çdo vepër tjetër penale që mund të zbulohet gjatë procesit hetimor. Sipas informacioneve SPAK ka nisur veprimet paraprake për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të paraqitura në kallëzim duke kryer disa veprime hetimore.

Në dokumentin e kallëzimit përmenden pesë persona. Krahas Elisa Spiropalit, në listë figuron edhe bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, si dhe tre persona të tjerë, emrat e të cilëve janë përfshirë në materialin e depozituar pranë SPAK.

Fillimisht prokuroria e posaçme e ka regjistruar procedimin vetëm mbi bazën e disa veprave penale pa emër të personave konkret të dyshuar ndërkohë që pas administrimit të dokumentave pritet të nisë marrja në pyetje e personave që kanë dijeni./abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë