TV LIVE
Nga Vendi
25 November 2026
SHKOLLA FILLORE “HRISTO UZUNOV” NË DRUGOVË ORGANIZOI AKTIVITETIN SPORTIV “LOJËRA PA KUFIJ”

Me moton “Lojëra pa kufij”, në shkollën fillore “Hristo Uzunov” në fshatin Drugovë të Kërçovës, sot u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën.
Përmes aktiviteteve të ndryshme sportive, nxënësit garuan mes vete, shkëmbyen ide dhe dëshmuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës ekipore, duke përcjellë mesazhin se në sport fitorja më e madhe është uniteti dhe fryma ekipore. Aktiviteti u zhvillua nën mentorimin e arsimtarëve të edukatës fizike, për aktivitetin foli arsimtarja Milanka Zhivkoviç-Cvetkovska.


Në kuadër të këtij aktivteti u organizua edhe një ekspozitë artistike me të njëjtën temë,nën mentorimin e arsimtares së artit figurativ Almedina Bajrami.

Drejtoresha e shkollës, Jasmina Dejanoska, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në motivimin e nxënësve dhe nxitjen e vullnetit të tyre për angazhim në fusha të ndryshme.


 



Të ndryshme
Më shumë