TV LIVE
Nga Vendi
27 November 2026
SHF “NAIM FRASHËRI” NË TUHIN SHËNOI FESTAT E NËNTORIT ME PROGRAM ARTISTIK KUQ E ZI

Me rastin e festave të Nëntorit, në objektin e shkollës periferike të fshatit Tuhin, shkolla fillore “Naim Frashëri” organizoi një program festiv kushtuar dy datave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.
Nxënësit, të veshur me ngjyrat kuq e zi dhe me veshje tradicionale kombëtare, u paraqitën para të pranishmëve me një sërë pikash artistike, duke interpretuar këngë, valle, poezi dhe recitale me motive patriotike, përmes të cilave përcollën mesazhe dashurie për gjuhën, flamurin dhe atdheun.

Për rëndësinë e këtij aktiviteti, organizimin dhe mesazhin që përcollën nxënësit , foli edhe drejtori i shkollës, Ismet Selimi.



Të ndryshme
Më shumë