TV LIVE
Nga Bota
28 November 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Irani njofton për dy cisterna nafte të goditura nga mina detare

Dy cisterna nafte kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare e Iranit, në një njoftim të transmetuar nga mediat iraniane, pa dhënë detaje mbi identitetin e anijeve.

Gjatë javëve të fundit, forcat e armatosura iraniane kanë raportuar gjithnjë e më shpesh raste shpërthimesh në anije që kanë goditur mina në këtë korridor detar me rëndësi strategjike. Kjo ndodh ndërsa Uashingtoni pretendon se ka përfunduar një operacion të gjerë për çminimin e zonës.

Përpara nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt, me sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, rreth 20% e hidrokarbureve që eksportoheshin në mbarë botën kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Që prej asaj kohe, Teherani ka vënë vazhdimisht në shënjestër anijet që përpiqen të kalojnë nëpër ngushticë pa autorizimin e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane.



Të ndryshme
Më shumë