Me valle, këngë dhe veshje tradicionale, të rinjtë nga Kërçova sollën në skenë bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore, duke dëshmuar se traditat, identiteti dhe shpirti shqiptar jetojnë fuqishëm në çdo trevë shqiptare.
Prania dhe paraqitja e tyre në qytetin ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë përbën një krenari të veçantë, duke dëshmuar përkushtimin e brezave të rinj në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare.
Nga Kërçova në Vlorë, nga Uskana e lashtë te Vlora historike, na bashkojnë një flamur, një gjuhë dhe një histori!

Gëzuar 28 Nëntorin – Festën e Flamurit!
Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!