TV LIVE
Nga Vendi
28 November 2026
SHKOLLA FILLORE E KËRÇOVËS SHËNON 28 NËNTORIN ME PROGRAM MADHËSHTOR ARTISTIK

Nën ngjyrat kuq e zi dhe me një program të pasur artistik, Shkolla Fillore e Qytetit të Kërçovës, në Qendrën e Kulturës, ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Programi festiv nisi me intonimin e Himnit Kombëtar nga kori i shkollës, nën drejtimin e arsimtarit të muzikës, Pëllumb Qerimi.

Me këtë rast, drejtori i shkollës, Bekim Jusufi, duke folur për rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date, uroi të pranishmit për këtë festë të rëndësishme të kombit shqiptar.

Në vazhdim, në skenë u ngjitën nxënësit, të cilët përmes pikave të tyre artistike përcollën mesazhe patriotike, të autoktonisë duke bërë thirrje për unifikim.



Të ndryshme
Më shumë