TV LIVE
Nga Vendi
2 January 2022
Mot me diell në vendin tonë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me mjegull gjatë paradites ndërkaq gjatë ditës do të jetë me diell dhe ngrohtë mbi mesataren me vranësira të pakta.Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë prej 10 deri 18 gradë.Në Shkup gjatë paradites do të paraqitet mjegull, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 2 kurse maksimalja do të arrijë në 14 gradë celsius.



Të ndryshme
Më shumë