TV LIVE
Nga Vendi
4 January 2022
Qeveria ndau 130 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

130 milionë euro nga buxheti i shtetit janë siguruar për tejkalimin e krizës energjetike. Kështu tha sot Ministri i Financave Fatmir Besimi, duke konfirmuar se nuk do të ketë rritje të tatimeve për krizën energjetike. Buxheti është vënë në dispozicion të Elektranave të Maqedonisë së Veriut.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE
“Nuk do të ketë tatime për krizën energjetike, 100 milionë në vitin 2021 ju dhanë EMV. Në vitin 2022 që tani në janar 10 milionë euro do t’i transferohen EMV-së si kapitalizim. 30 milionë euro EMV ose ndonjë kompani tjetër do të mund t’i shfrytëzojë nga programi për zhvillim të gjelbër. Në mënyrë shtesë 90 milionë euro janë siguruar mjete për masat antikrizë kundër Covidit, përfshirë edhe krizën energjetike. Këto janë gjithsej 130 milionë euro të cilat për momentin janë në buxhetin e vitit 2022”.

Sipas ministrit Besimi, kriza energjetike do të stabilizohet rreth gjysmës së dytë të vitit. Nga ana tjetër, Besimi tha se Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje ekonomike prej 4,1%, duke realizuar projektimet.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE
“Masat dhe politikat e përgjithshme që i zbatuam kontribuuan që vitin 2021 ta përfundojmë me rritje ekonomike prej 4.1% e cila është në përputhje me projeksionin për rritjen e Prodhimit Bruto Vendor dhe mundësinë që ajo të tejkalohet. Ekonomia në nëntë muajt e parë të vitit 2021 arriti rritje prej 4.6%”.

Realizimi i të hyrave në buxhet për vitin 2021, sipas Ministrisë së Financave, është rritur për 15,3% në krahasim me vitin paraprak. 



Të ndryshme
Më shumë