TV LIVE
Nga Vendi
6 January 2022
Shkupjani raporton se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Jugunovcit

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme një shkupjan ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Jugunovcit, ndërkaq kryetari i Komunës së Jugunovcit të njëjtën ditë ka raportuar se ka qenë i sulmuar verbalisht nga shkupjani.

“Dje në ora 11.40 në SPB Tetovë, personi M.M. (69) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11.30 në komunën e Jegunovcës ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës. Të njëjtën ditë në ora 14.50 në Policinë e Jegunovcës personi D.K. (44) nga Tudenca e Tetovës, kryetar i Komunës së Jegunovcës ka raportuar se rreth orës 11.30 në komunën e Jegunovcës personi M.M. nga Shkupi është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuarverbalisht”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë