TV LIVE
Nga Vendi
7 January 2022
Edhe në Tetovë si në të gjithë Maqedoninë, pikat e vaksinimit nuk do të punojnë deri të hënën

 

Perderisa derra e qendrës së vaksinimit në Tetovë ishte e mbyllur 100 metra më largë në laboratorin ku bëhen testimet për covid 19 kishte radhë të gjata njerzish të cilët prisnin për tu testuar.

Sot, nesër dhe pasnesër pikat e vaksinimit në vend nuk do të punojnë për shkak të festave.Edhe Shtëpia e Shëndetit në Tetovë nuk do të punojë këto tre ditë, siç thotë për Portalb.mk infermierja kryesore, Drita Ziberi me punë do të rikthehen ditën e hënë nga ora 7 e mëngjesit deri ora 7 në mbrëmje.Nesër, do të punojë vetëm poliklinika në Çair ku qytetarët do të mund të vaksinohen.Pikat e tjera të vaksinimit do të kthehen në orarin e tyre të zakonshëm ditën e hënë, gjegjësisht nga ora 8 në mëngjes deri ora 8 në mbrëmje.Ndryshe, për shkak të festave nga 31 dhjetori deri dje (6 janar) pikat e vaksinimit kanë punuar me orar të shkurtuar.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend është vaksinuar rreth 50% e popullsisë.Vendi tre ditët e fundit u përball me shifra të larta infektimesh ku numri i rasteve të reja nga Covid-19 kalonte mbi një mijë. Në vend janë regjistruar edhe raste me variantin Omicron si dhe atë Flurona. Numri i rasteve aktive me kovid në vend është 8.209, që është rritje prej mbi 1300 rastesh për vetëm 24 orë. Në 24 orët e fundit janë kryer 7.472 teste gjatë të cilave janë regjistruar 1.725 raste të reja me kovid-19, ndërruan jetë dy persona, ndërsa janë shëruar 332 pacientë, transmeton Portalb.mk.Siç informuan nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë në Shkup 1028, vijon Manastiri 148, Prilep 112 dhe Ohër 61. Gjatë 24 orëve janë regjistruar dy të vdekur: nga një në Shkup (66) dhe Negotinë (76). Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.633.936 teste për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, ndërsa numri i të vdekurve është 8.002.Sipas autoriteteve, vaksinimi kundër kovid-19 mbetet e vetmja rrugëdalje nga pandemia.



Të ndryshme
Më shumë