TV LIVE
Nga Vendi
11 January 2022
Kasami plan për vende të reja parkimi në Tetovë

Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami sot nëpërmes një press conference ka bërë të ditur se tetovës sic thot ai do ti vijë fundi I kaosit urbanistik. Për këtë vit Komuna e Tetovës ka paraparë pesë faza për ndërtimin e vendparkimeve të reja në teritorin e qytetit të Tetovës. Në keto faza sic ka nënvizuar kasami do të pergaditen të gjitha dokumentat dhe komunës së Tetovës do ti shtohen gjithsej 425 parkime zonale  775 të mbyllura  dhe 1890 në kate   me këtë numri total I parkimeve të reja do të jetë 3090 ndërkaq sëbashku me vendet aktuale të parkimit Tetova do të ketë gjithsej 3730 vendparkime.

“Në bazë të standardeve me këtë plan parashohim të mbulojmë pjesën e cila ka me përgjegjësinë si qytet të sigurojmë parkingje për veturat të cilat lëvizin nëpër qytet, të kryejnë punë nëpër institucione apo në vende të ndryshme. Nuk kemi obligim të sigurojmë vend parkime për shtëpitë apo banesat sepse me ligj çdo banesë dhe shtëpi duhet të ketë parking të siguruar”, deklaroi Kasami.

Ai për premtimin e tij në lidhje me parkingjet pa pagesë tha se me këtë vendim u krijua një kaos edhe më I madh në komunikacion dhe u detyruam që përsëri të leshohet në funksion ndërmarja publike për parkingjet.I pyetur si do të veproj me parkingun te gjyqi I cili nga udhëheqsia paraprake është dhënë me koncesion Kasami nënvizoj se po ndërmeren të gjitha veprimet ligjore që ajo tokë të rikthehet në pronë shtetërore Vlen të theksohet se nëse realizohen në afat të paraparë premtimet e sotme dhe plani për parkingjet, Tetova njëherë e pergjithmonë do ta kishte zgjedhur 80 perqind problemin me kaosin në trafik dhe vendparkimet. Kujtojmë që me vendim te komunës së Tetoves Bulevardi prej tek Gjykata dhe përgjat rrugës së ashtuquajtur rruga e Gostivarit janë vendosur shenja për ndalesë të ndalimit dhe parkimit e cila ka shkaktuar edhe pakënaqsi të madhe tek bizneset në këtë ane te rrugës

Ky është plani  i paraparë nga Komuna i cili do të zhvillohet në pesë faza:

 

Faza 1: Janar-Mars

 

Në këtë fazë të periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, do të realizohen vend parkingjet që kanë nevojë vetëm Projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë, në këtë fazë do të kemi 195 parkingje shtesë zonale, ndërsa të mbyllura 230, pra gjithsej në fazën e tre mujorit të parë do të kemi parkingje shtesë prej 425 vende parkimi.

 

Faza 2: Prill-Qershor

 

Në këtë fazë, përfshihen parkingjet e reja të mbyllura ku do të kemi 415 vend parkime të reja dhe gjithashtu do të përgatiten matje gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

 

Faza 3: Korrik-Shtator

 

Kjo fazë përfshinë dy bulevargje, ate të Bllagoja Toskës me 150 vendparkime si dhe një pjesë të bulevardit të Ilindenit me 80 vend parkime, dmth gjithsej kjo fazë përfshinë 230 vend parkime. Në këtë fazë do ketë edhe intervenime për zgjerim të profilit të rrugës dhe gjithashtu do të përgatiten matje gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

 

Faza 4: Tetor-Dhjetor

 

Edhe kjo fazë përfshinë parkingjet kryesisht të mbyllura ashtu si në fazën e dytë, me gjithsej 130 vend parkime të reja. Gjithashtu do të përgatiten matjet gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, dhënia e propozimit në këshill për prishjen e objekteve të përkohshme të garazheve, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

 

Faza 5: Janar-Dhjetor

 

Kjo fazë përfshinë parkingjet në kate duke përfshirë lokacionet:  dy parkingje përball tregut të gjelbër njëri me 350 vende parkimi dhe tjetri me 280 vende parkimi, një te lokacioni afër Gjyqit si dhe parkingu në Kodrën e Diellit me gjithsej 924 vende parkimi, për të cilën ekipi punues tanimë vetëm se ka filluar me analizat dhe projektimin e planit, do të rregullohen çështjet pronësore juridike me sipërfaqet katastrale të parkingjeve, shqyrtimi i planeve detale urbanistike, përgatiten matje gjeodezike, projekt ndërtimi, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Tetovë.

 

Parkingu te Gjykata e Tetovës është i dhënë me koncesion, i pyetur për atë si do të veprojnë për ta marrë atë Kasami tha se kanë filluar procedurat ku një komision ka dalë në terren ka përgatitur elaborat dhe janë në procedurë të regjistrimit si pronë e lirë që me plan urbanistik të përcaktojnë parking në kate dhe pastaj me procedura të tjera të nis ndërtimi i të njëjtit.

 

Momentalisht ndërmarrja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkingje të mbyllura.



Të ndryshme
Më shumë