TV LIVE
Nga Vendi
13 January 2022
Shteti pa Qeveri e Gjykata Kushtetuese pa gjykatës, shumë ligje në “stand by”

Fokusi do të jetë përzgjedhja e Qeverisë, e më pas do të ndahen anëtarët dhe zëvendësit e komisionit për zgjedhje dhe emërime sipas shumicës së re, deklaroi kështu Jovan Mitrevski nga LSDM për Komisionin që duhet të propozojë kandidatë për gjykatës kushtetues, transmeton Zhurnal.

 

Gjykata Kushtetuese vitin 2022 e fillon me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë, e për të funksionuar normalisht, nevojiten së paku gjashtë gjykatës. Kuvendi tanimë gjashtë muaj nuk debaton për këtë se kush duhet të ulet në vendet e zbrazura. Koordinuesi i grupës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski për këtë e akuzon kryesuesin e komisionit për zgjedhje dhe emërime nga LSDM.

Nëse edhe LSDM dëshiron të zgjedhim gjykatës kushtetues, seanca e komisionit mund të caktohet që sot. Grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të mer pjesë në këtë debat, si dhe në seancë plenare”, deklaroi Micevski për “Sloboden Peçat”.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari thotë se edhe pesë gjykatës janë legalisht shumicë por njëri prej tyre nëse voton kundër, mund të bllokohen shumë lëndë.

“Mospasja e kapacitetit të plotë për vendimmarje, ndikon mbi kualitetin e punës së Gjykatës Kushtetuese. Deri tani janë shtyrë dhjetëra lëndë përshkak kësaj që seriozisht i rrezikon qeverisjen e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, që më tej e ulë besimin e qytetarëve në sistemin juridik”,thotë Shasivari.

Më par, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska apeloi që sa më shpejtë të kompletohet gjykata, sepse nuk mund të votojnë ligje për të cilat nevojitet dy e treta e shumicës.



Të ndryshme
Më shumë