Po bëhen gati 10 ditë qe kur qytetarët e Tetovës vijojnë të përballen me problemin e ujit të pishëm,një problem që sipas kryetarit aktual të komunës së Tetovës është shfaqur përshkak të papërgjegjsisë së udhëheqsisë paraprake të cilët projektin e kanë bërë me shumë shkelje teknike, gjë për të cilën do të meren masa ligjore dhe institucionale. E për fat të keq sot moti I ftohtë dhe rreshjet e borës në viset e larta malore në Leshnicë kanë penguar edhe punimet të cilat sot janë ndërprerë.Nga komuna thonë se janë munduar që puntorët e NPK-së të shkojnë në vendin ku duhet të sanohet defekti por moti I keq ka bërë të pamundur një gjë të tillë.
Ne sot jemi munduar që të arijmë deri në vendin ku ka ndodhur defekti por fatëkeqsisht këtë gjë e ka pamundësuar moti I keq dhe reshjet e borës, jemi munduar që edhe ta pastrojmë borën nga ajo pjesë e rrugës dhe të hapen terenet mirëpo eskavatori ka pastruar tereni deri në një pjesë e më shumë se aq përsëri është bllokuar dhe sot nuk do të zhvillohen punimet për sanimin e defektit. Thonë nga Komuna e Tetovës.
Problemi me ujin e pijshëm në Tetovë është problem dekadash. Edhe pse qyteti ndodhet nën Malin e Sharrit, një nga malet më të pasura me ujë, vazhdojnë të mbeten të tharra çezmat e tetovarëve, kjo për shkak të problemeve me gypat e vjetër, shembjes së tokës. Këto probleme si duket janë bërë përditshmëri e tetovarëve në pjesën më të madhe të vitit.Nga komuna e Tetovës thonë se sanimi i problemit është i madh, pasi ekipi në terren përballet me një rrjet fiktiv dhe për momentin shfrytëzohet vetëm një rrjet i gypave, por nuk e plotësojnë kushtin e shtypjes së ujit dhe nuk janë në gjendje të përballojnë ndryshimin klimatik.
Gazetar: Nevrij Ademi