TV LIVE
Nga Vendi
13 January 2022
Mjekja nga Kërçova përfundon me sukses specializimin në degën e Mjeksisë Interne

Lajmet e mira janë ato të cilat në kohë të pandemisë dhe shqetësimeve të fundit e kthejnë fokusin në rrjedhshmërinë e vet jetës dhe shpresës.

Mjekja nga nga Kërçova Dr. Kaltrina Mehmedi ka përfunduar me sukses provimin specialisitik në fushën e Mjekësisë Interne.

Në rrjetin social facebook, vllau i Dr. Kaltrina Mehmedit  ka ndarë lajmin e mirë duke shtuar dhe më shumë vlerën dhe punën e lartë e të zellshme të mjekëve tanë drejt suksesit.

Njoftimi i plotë nga Jetmir Mehmedi :

Sot një ditë e veçant për familjen tonë, motra dr.Kaltrina Mehmedi e morri titullën specialist internist. Bashkë me motrën ishte edhe motra tjeter Blerta të cilën poashtu e kemi specialiste mikrobiolloge!
E postoj këtë shkaku se jam i gëzuar jasht mase për motrat e veçanërisht sot për Tinën!
Jam shum i sigurt se edhe udhërrëfyesi i tyre,babi jonë dr.Ali Mehmedi do të ishte shum shum shum krenar me këto dy perla që i kemi në familje. Mos e lej anësh NËNËN tonë dr.Kimete Mehmedi e cila ende nuk shterret për fëmijët e saj me përkrahje në profesion,në shpirt,lumturi dhe harmoninë që e kemi edhe e mbajmë sot e përjetë!Zoti t'ju bekojë të kontriboni për shoqërinë tonë në profesionin më human në botë.



Të ndryshme
Më shumë