Trupi i pajetë i një femre është gjetur mbrëmë në një banesë në rrugën “Sirma Vojvoda”, në Ohër. Sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për M.M. ish punonjës e policisë, të cilës para katër viteve i është ndërpre kontrata e punës për shkak të publikimit të përmbajtjeve të papërshtatshme në rrjetet sociale.
Shkaqet e vdekjes lidhur me rastin do ti tregoj hetimi në vendngjarje, që është kryer që mbrëmë. Ndërkohë me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion.