TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, kryeministër Dimitar Kovaçevski

Me 62 vota pro dhe 46 kundër, deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 
Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër.

Paraprakisht Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.



Të ndryshme
Më shumë