TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Anna Luhrmann viziton RMV-në dhe Shqipërinë, ministrja gjermane takon krerët e lartë të shtetit

Anna Luhrmann viziton RMV-në dhe Shqipërinë, ministrja gjermane takon krerët e lartë të shtetit.

 

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut. Politikania e gjelbër gjatë ditës së sotme takohet me presidentin Perandovski, nderkohe pritet takim edhe me kryeministrin e sapi zgjedhur Dimitar Kovaçevski, zv/kryeministrin, Mariçiq, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani.

 

Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate paraprake Lührmann ka potencuar se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja ka deklaruar Luhrmman nga Berlini. Ministrja gjermane per Europën të marten do të vizitojë Tiranën, ku do të përqëndrohet edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.



Të ndryshme
Më shumë